
Tragjedia në Koçan/ 51 viktima dhe 118 të plagosur, arrestohen organizatorët e koncertit
Pamje nga vendngjarja
KOÇAN- 51 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që ra në lokalin e natës Pulse në Koçan. Autoritetet vendase bëjnë me dije se kanë arrestuar disa persona që kanë organizuar koncertin.
Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së veriut, Arben Taravari tha se 118 persona jane shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipi dhe Shkupit. Taravari nuk dha informacione rreth gjendjes së tyre shëndetësore, por bëri me dije se ata po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Instuticionet e drejtësisë bëjnë me dije se kanë nisur hetimet rreth ngjarjes së rëndë.
“Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe prokurorët themelorë publikë të Prokurorisë Publike të Shkupit dhe Prokurorisë Publike të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë rrugës për në Koçan. Prokuroria e Koçanit do të ketë në dispozicion të gjitha kapacitetet e prokurorisë për veprime të menjëhershme”, lajmëron prokurori.
Bëhet me dije se në ambientet e lokalit të natës ishin mbi 1500 të rinj, që po ndiqnin një koncert. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga përdorimi i mjeteve piroteknike./ZËRI
Burimi