Tragjedia në Koçak, Rama: Të gatshëm për të ndihmuar!

Tragjedia në Koçak, Rama: Të gatshëm për të ndihmuar!

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për tragjedinë me 51 të vdekur dhe 118 të plagosur në Maqedoninë e Veriut. Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar vendin fqinjë.
“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, shkruan Rama.
Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit, humbën jetën 51 persona dhe u plagosën 118 të tjerë. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 qytetarë, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Në një moment, dëgjohet një nga anëtarët e bandës muzikore duke iu bërë thirrje turmës që të dalin jashtë. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente