
Tragjedia në klabin e natës, Qeveria merr vendim: 7 ditë zie në gjithë territorin e RMV-së!
Foto ilustruese
SHKUP- Qeveria e ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje për të nderuar personat që humbën jetën tragjikisht pas djegies së diskotekës në Koçan. Në mbledhjen e jashtëzakonshme që u kërkua sot, u vendos për shpalljen e 7 ditëve zie në mbarë vendin.
“Të gjithë duhet t’i binden vendimit, pasi dënimet për mosrespektim do të jenë të rënda. Në këto ditë Ministria e Jashtme do të hapë një libër zie brenda ministrisë për aksidentin e madh të ndodhur,”- thuhet në njoftim.
Gjithashtu, në seancën e Qeverisë u mor vendim që detyron Inspektoratin Shtetëror të Tregut që të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në klube nate, diskoteka dhe diskoteka të hapura në të gjithë territorin e Republikës. Pasi të kryehen kontrollet, do të duhet që të njoftohet qeveria për të gjitha konstatimet e inspektimit.
Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientetet e lokalit kanë qenë rreth 1500 persona. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike/ZËRI
Burimi