
Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët lokali i natës, 50 të vdekur dhe 100 të plagosur
👁1498
Pamje nga vendngjarja
KOÇAN- Maqedonia e Veriut është tronditur në orët e para të mëngjesit si pasojë e një zjarri që ra në një lokal nate në Koçan. Sipas autoriteteve vendase 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur. Bëhet me dije se në ambientet e lokalit të natës ishin mbi 1500 të rinj, që po ndiqnin një koncert.
Zjarri ka rënë në orën 3 të mëngjesit, dyshohet se flakët janë shkaktuar nga përdorimi i mjeteve piroteknike.
Autoritetet vendase kanë arrestuar disa persona që kanë qenë organizatorët e koncertit. Ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ZËRI
Burimi