![Tragjedi në Afganistan, të paktën 35 të vdekur dhe 230 të plagosur nga një stuhi e fortë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/tragjedi-ne-afganistan-te-pakten-35-te-vdekur-dhe-230-te-plagosur-nga-nje-stuhi-e-forte_66957bdd64f98.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
Tragjedi në Afganistan, të paktën 35 të vdekur dhe 230 të plagosur nga një stuhi e fortë
Pamje nga vendi i ngjarjes
Të paktën 35 njerëz u vranë dhe 230 u plagosën sot, të hënën, nga stuhia e fortë që goditi qytetin e Jalalabad dhe rrethinat e tij në Afganistanin lindor, tha një zyrtar lokal për AFP.
“Numri i të vdekurve për shkak të stuhisë në Jalalabad dhe disa pjesë të Nangarhar është 35 ndërsa 230 janë të plagosur”, tha Quraishi Badloon, kreu i departamentit të Informacionit dhe Kulturës në këtë provincë në kufi me Pakistanin.
“Numri i viktimave ka të ngjarë të rritet,” paralajmëroi ai.
Trupat dhe të plagosurit janë transferuar në spitalin Fatima-tul-Zahra në Jalalabad, një qytet i madh në Afganistanin lindor dhe kryeqyteti i provincës Nangarhar. Numri i madh i viktimave shpjegohet me faktin se nga reshjet e dendura të shiut, pemët kanë rënë, muret dhe çatitë e shtëpive janë shembur, shtoi Badlun./ZËRI
Burimi