Trafikuan drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare/ Xhaxhai dhe nipi i drejtonin me ‘SKY ECC’

Trafikuan drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare/ Xhaxhai dhe nipi i drejtonin me ‘SKY ECC’

Trafikuan drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare/

Foto ilustruese

ITALI– 5 persona, 4 me kombësi shqiptare dhe një me kombësi tuniziane, të gjithë nga 30 deri në 50 vjeç, janë vendosur në pranga për trafik ndërkombëtar droge. Në total janë 19 persona nën hetim, mes të cilëve edhe një ‘korrier’ italian droge, gati 90 vjeç. Sipas mediave italiane, të arrestuarit dyshohet se kishin importuar drogë nga Holanda. Vetëm në periudhën prill-nëntor 2020, grupi dyshohet se ka sjellë në Itali 41,5 kilogramë kokainë dhe gati 300 kilogramë hashash. Vlera ekonomike e këtyre ngarkesave mund të llogaritet deri në 5 milionë euro. 

Trafiku drejtohej me anë të komunikimeve në SKY ECC, me mesazhe të koduara, kurse krerët e grupit ishin dy shqiptarë, xhaxha dhe nip, që drejtonin njëri nga Barcelona në Spanjë dhe tjetri nga Bolonja në Itali. Për grupin hetimor, vështirësia më e madhe ishte përdorimi i komunikimeve të koduara për t’i lidhur me aktivitetin e të gjithë anëtarëve të grupit kriminal.

Edhe pse hetimet kishin nisur për periudhën kohore midis prillit dhe nëntorit 2020, deri asokohe Policia nuk kishte mundur që të siguronte përgjime të grupit, deri në pikën e kthesës në vitin 2021, atëherë kur forcat policore në Belgjikë, Holandë dhe Francë arritën të ‘hakojnë’ sistemin. Një problem tjetër ishte lidhja e pjesëve të enigmës. Në fakt, të vetmit elementë në dispozicion të hetuesve ishin mesazhet, videot dhe fotot, por duhet të lidhinin mesazhet me personazhet. 

Në fakt, hetuesit krijuan identikitin e anëtarëve të grupit falë informacionit që ata ndanin me njëri-tjetrin; si ku jetonin apo makinën që drejtonin. Në mënyrë të ngjashme, i njëjti model u ndoq për trafikun e drogës.

Lënda narkotike – kryesisht kokainë – importohej në Bolonjë nga korrierë që e fshihnin drogën brenda kamionëve dhe më

Kreu i grupit kriminal u identifikua si një burrë rreth të dyzetave, me origjinë shqiptare, i cili gjatë hetimeve ishte banues në provincën e Bolonjës. Por identiteti i tij nuk është bërë me dije. Sipas asaj që është bërë me dije nga grupi hetimor, ishte pikërisht koka e këtij grupi, personi që vendoste për gjithçka: përcaktonte importet dhe cilësinë e drogës, zgjidhte korrierët dhe kush do t’i transportonte paratë në Shqipëri, ku më pas riinvestoheshin.

Gjatë hetimeve, ai u largua nga Italia, duke u zhvendosur në provincën e Barcelonës, atje ku edhe u vendos në pranga. Më pas, komanda e bandës kaloi në duart e nipit të tij, gjithashtu me origjinë shqiptare, banues në provincën e Bolonjës. E reja e kësaj strukture kriminale është se mes të dyshuarve si korrierë të drogës është edhe një 90-vjeçar, italian dhe pa precedentë penalë.

I moshuari nuk është në mesin e të arrestuarve, por është ndër ata që janë nën hetim./ZËRI

Burimi