Trafikuan drogë me vlerë 5 milionë euro nga Holanda, burg për 4 shqiptarët në Itali

Trafikuan drogë me vlerë 5 milionë euro nga Holanda, burg për 4 shqiptarët në Itali

Trafikuan drogë me vlerë 5 milionë euro nga Holanda, burg

Foto ilustruese

BOLONJË- Katër shqiptarë dhe një tunizian janë lënë në burg nga Gjykata e Bolonjës në Itali, pasi akuzohen për trafik droge, posedim të armëve dhe organizatë kriminale. Sipas akuzave ata ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë mes Holandës dhe Italisë.

Kapja e tyre u bë e mundur si pasojë e një bashkëpunimi mes autoriteteve të italisë, atyre holandeze dhe spanjolle. Hetimet zbuluan se në muajt prill dhe nëntor 2020, grupi kreu nëntë importe kokaine, duke sjellë në total 41.5 kilogramë drogë, si dhe nëntë importe të tjera marijuane, me një sasi prej 76.5 kilogramësh.

Përveç këtyre, ata futën në Itali edhe 280 kilogramë hashash. Vlera e drogës së importuar, pasi të dilte në treg, vlerësohej mbi 5 milionë euro./ZËRI

Burimi