TikTok ende s’është mbyllur (plotësisht), ASKS nis nga puna: Duhet kohë! Reuters: Censurë apo mbrojtje?

TikTok ende s’është mbyllur (plotësisht), ASKS nis nga puna: Duhet kohë! Reuters: Censurë apo mbrojtje?

TikTok ende s'është mbyllur (plotësisht), ASKS nis nga puna:

TikTok

TIRANË– 13 marsi, dita e djeshme, duhet të kishte qenë e fundit e “TikTok” në Shqipëri! Por rrjeti është ende aktiv për 1.5 përdoruesit nga Shqipëria që kanë akses në këtë platformë. Edhe pse është ende aktive për shumicën, përdorues të shumtë kanë nisur që të raportojnë për problemet e para që kanë hasur me llogaritë e tyre. ZËRI ka siguruar fotot e disa përdoruesëve që u është ndaluar aksesi në rrjet. Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, disa nuk mund të shohin më video, ndërsa të tjerë janë ekran të zi sa herë tentojnë që të përdorin aplikacionin. Për të tjerë, ka vetëm ndërprerje të videove gjatë shikimit, asgjë tjetër. Ndërsa shumica vazhdon dhe përdor aplikacionin si zakonisht. 

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike kishte vënë datën 13 mars si afatin fundor që kompanitë e internetit të merrnin masat e nevojshme për bllokimin e aksesit në TikTok, por duket se arritja e këtij qëllimi kërkon më shumë kohë. Për “Report TV”, AKCESK  ka bërë me dije se ka nisur nga puna për bllokimin e rrjetit social, por kërkojnë më shumë kohë, të paktën 10 ditë! Sipas tyre duhen kryer më shumë veprime për të realizuar mbylljen totale. ZËRI ka kontaktuar përmes një email, ku i kërkojmë më shumë informacion edhe mbi qasjen që mund të kenë pasur nga kompania mëmë, por ende nuk ka një përgjigje. Aktualisht dihet vetëm se u bërë kërkesë kompanive të internetit për të bllokuar IP dhe DOMAIN të TikTok-ut, ndërsa autoritetet vendase duhet të përfundojnë procedurat e nevojshme me kompanitë Apple dhe Play Store që indivitët të mos kenë akses për ta shkarkuar më aplikacionin në celularët e tyre.

TikTok ende s'është mbyllur (plotësisht), ASKS nis nga puna:TikTok ende s'është mbyllur (plotësisht), ASKS nis nga puna:

Edhe nëse e kanë aktivë rrjetin, shqiptarët duket se kanë marrë masa! Kompania “ProtonVPN” raportoi se Shqipëria është duke shënuar një rritje dramatike të përdorimit të rrjeteve private virtuale, VPN. Mesa duket përdoruesit po tentojnë që të kenë akses në rrjetin social edhe nëse arrihet bllokimi i plotë.  Sipas kompanisë zviceriane, ditët e fundit është vënë re një rritje me 1,200% e përdoruesve nga Shqipëria.

“Rritja me 1200% e përdorimit të VPN tregon një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si shqiptarët po aksesojnë internetin. Numrat janë ende në rritje, duke sugjeruar që më shumë përdorues po kërkojnë mënyra për të anashkaluar ndalimin. Rritja nuk kufizohet vetëm tek individët me njohuri teknologjike; shumë përdorues mesatarë tani po përdorin VPN për herë të parë,”-shkruan “Proton VPN” në rrjetin “X”.

Ndërkohë nga ana tjetër, nesër për çështjen e TikTok ka protestë. Nesër, më 15 mars, Sali Berisha ka thirrur një protestë kundër vendimit të qeverisë për të bllokuar TikTok. Tubimi do të nisë nga ora 19:00 deri në orën 21:00 dhe do të zhvillohet para Kryeministrisë. Që me nisjen e protestës e deri në përfundim të saj, nga Policia Rrugore do të bllokohen të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe do të ketë devijime në disa prej tyre. Në terren do të jenë rreth 1 200 efektivë për të ruajtur rendin gjatë tubimit.

Lidhur më atë që po ndodh në Shqipëri, ka shkruar edhe “Reuters“. Sipas medias, masa e Shqipërisë vjen pas ndalimeve ose ndalimeve të pjesshme në të paktën 20 vende të tjera mes shqetësimeve për video të pahijshme ose shqetësime sigurie të lidhura me pronarin e TikTok ByteDance dhe afërsinë e tij me qeverinë kineze. Në artikull theksohet problemi i censurës.

Isa Myzyraj, kreu i Shoqatës së Gazetarëve në Shqipëri (AJA), tha se rrjeti që ai drejton do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, me argumentin se ndalimi kufizon lirinë e shprehjes dhe përbën censurë.

Ne kemi frikë se, në të njëjtën mënyrë, qeveria mund të mbyllë edhe rrjete të tjera sociale dhe një ditë edhe të ndalojë plotësisht internetin,”- tha Myzyraj. Por qeveria e Ramës e mohon këtë akuzë.

Vendimin për ta mbyllur TikTok për 1.5 milion përdorues shqiptarë, qeveria mori pasi u konsultua me 65 mijë prindër dhe mësues, si masë për sigurinë e fëmijëve në këtë platformë. E gjitha ndodhi pas vrasjes së Martin Canit, vetëm 14 vjeç; edhe pse prindërit e tij kanë theksuar edhe publikisht se djali i tyre nuk kishte asnjë llogari në këtë rrjet social, por në “Snapchat”. Megjithatë, sqarimi i tyre i cili është përdorur për mbrojtje edhe nga kompania mëmë, nuk është marrë parasysh nga qeveria./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente