
“T’i kapën”/ Rama për arrestimet në radhët e socialistëve: Më qajnë hallin! 1 bie, 1000 ngrihen
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Fier ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, foli edhe për reformën në drejtësi. Kryeministri iu përgjigj kritikave se reforma ka ndaluar të gjithë duke u shprehur: Më qajnë hallin, një bie 1000 ngrihen. Më tej, Rama tha se reforma në drejtësi është arritur nga Partia Socialiste dhe se kanë qenë të vetëdijshëm për pasojat që mund të sjellë.
Ai shtoi se individë të lidhur me pushtetin po përballen me drejtësinë e pavarur.
“Ne e kemi bërë këtë reformë, ne kemi qenë të vetëdijshëm që kjo reformë do kishte këto rrjedhoja. Qajnë hallin tim, ti kapën thonë? Ca më kapën? Kjo familje është një bie mijëra ngrihen, ne jemi 800 mijë do shkojmë 1 milion në 11 maj këta thonë ti kapën.
Por nuk mundet dot të mbetet kjo një çështje e vullnetit tonë, sepse gjerat nesër do ndryshojnë. Ju e shikoni që pala tjetër thotë më 11 maj do fitojmë do çlirojmë TIkTok dhe do shkrijmë SPAK, shiko çfarë aluçinacione. Ata në fakt do fitojnë Noc Rrokun, por kjo nuk garantohet kështu, por garantohet duke hyrë në BE. Se në momentin që Shqipëria bëhet anëtarë e BE nuk ka qeveri që ta verë në diskutim drejtësinë para ligjit”, tha Rama./ZËRI
Burimi