
Thriller me një modele nga Ukraina! Ajo u zhduk pas një feste në Dubai dhe u gjet e masakruar në rrugë
Maria Kovalchuk
DUBAI- Maria Kovalchuk, 20 vjeç, një modele ukrainase e cila ishte zhdukur për tetë ditë përpara se të gjendej e plagosur rëndë në anë të një rruge, ndodhet në gjendje kritike në një spital të Dubait. Sipas Daily Mail, Maria ishte zhdukur që nga 9 marsi. Atë mbrëmje, siç kishte njoftuar miqtë dhe nënën e saj, ajo do të merrte pjesë në një festë në një hotel në Dubai, ku ishte ftuar nga dy burra të cilët u prezantuan si përfaqësues të industrisë së modës.
E reja synonte ta kalonte atë natë në hotel, por nuk kontaktoi më me askënd. Nëna e saj, Anna, filloi të shqetësohej kur vajza e saj nuk u shfaq në aeroport për të hipur në një fluturim të planifikuar për në Tajlandë më 11 mars.
Miq dhe të afërm kontaktuan autoritetet lokale, të cilat nisën hetimet për gjetjen e saj.
Maria Kovalchuk
E reja u gjet më 19 mars, me fraktura në shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë. Ajo ishte lënë e braktisur në anë të rrugës, pa sende personale, dokumente apo celular. Maria u dërgua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua tre operacioneve për ta mbajtur në jetë. Ajo ende ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe sipas nënës së saj nuk është në gjendje të flasë.
Anna Kovalchuk, e cila është në ankth për shërimin e vajzës së saj, tha për mediat ukrainase: Ne menduam se ajo shkoi në festë, por personi që organizoi ngjarjen thotë se nuk e ka parë kurrë.
Një mike e mirë e Marias, 31-vjeçarja ruse Angelina Doroshenkova, e cila ishte gjithashtu në Dubai tha se kishte shkuar në të njëjtin event, por kishte dalë herët.
“Ne shpresojmë për më të mirën dhe jemi mirënjohës për ndihmën e të gjithëve që morën pjesë në gjetjen e saj,”-tha ajo për shoqen e saj.
Maria Kovalchuk është nga Lviv, Ukraina Perëndimore, dhe është e njohur për aktivizmin e saj kundër luftës./ZËRI
Burimi