“Të mësosh të mos futesh më në familjet e të tjerëve..!” Çfarë i tha Goxhara punonjësit të ‘ERE’ kur e plagosi
👁10459
Erjon Goxhara dhe Lorenc Kosta
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja në Tiranë, ku punonjësi i policisë Erjon Goxhara qëlloi me 6 plumba Lorenc Kostën. Pas plagosjes Goxhara i ka dhënë edhe një mesazh punonjësit të ‘ERE’-s.
“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as ti hash djersën e tjetrit”,- këto janë fjalët që Erjon Goxhara i ka thënë Florenc Kostës, kur e ka filmuar pasi e plagosi, për të cilin kishte dyshime se kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij, shkruan Report.Tv.
Ndërkohë edhe bashkëshortja e tij gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se bashkëshorti e akuzonte për tradhti dhe për shpërdorim të shumave të mëdha parash të cilat nuk i kishin depozituar në bankë, por i mbanin në banesë./ZËRI
Burimi