SPAK kërkon hetim pasuror ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

SPAK kërkon hetim pasuror ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

SPAK kërkon hetim pasuror ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës,

Elvis Roshi

KAVAJË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar ekspertizë financiare pasuritë e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi. Sipas “Top Channel”, Roshi dyshohet se ka fshehur pasurinë dhe nuk e justiifkon atë. Roshi u paraqit në ambientete e Prokurorisë së Posaçme në shkurt të këtij viti. Ndërsa në maj të vitit 2024, Roshi u paraqit në SPAK ku qëndroi atje për disa orë.

SPAK ka hapur ndaj tij një hetim për shpërdorim detyre, gjatë kohës që ushtronte funksionin e kryetarit të bashkisë së Kavajës. Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i ka kërkuar SPAK-ut që të marrë nën hetim ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi, për një denoncim që është bërë ndaj tij në vitin 2017, në lidhje me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Disa ditë më parë, pasi nuk deklaroi një apartament u dënua edhe ish-kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro. Po ashtu, edhe ai i Lushjës, Fatos Tusha u dënua pasi akuzoj për fshehje të pasurisë. Sipas SPAK nga krijimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë hetuar 17 ish-kryetarë bashkish apo kryebashkiakë duke i akuzuar, 15 prej tyre për çështje korrupsioni dhe vetëm dy prej tyre për vepra të tjera./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente