SPAK e kërkon për fshehje pasurie, a ishte ish-kryeprokurori Adriatik Llalla tek mitingu i Sali Berishës në Itali?

SPAK e kërkon për fshehje pasurie, a ishte ish-kryeprokurori Adriatik Llalla tek mitingu i Sali Berishës në Itali?

Adriatik Llalla

ROMË- Kryedemokrati Sali Berisha ishte sot në Romë, ku zhvilloi një takim me shqiptarët që jetojnë atje. Por njëri prej tyre ka tërhequr vëmendjen! Personi që shihni në foto ka një ngjashmëri të madhe me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili është dënuar me 2 vite burg nga SPAK për fshehje pasurie. Edhe pse ngjashmëria është thuajse identike, sërish nuk është e konfirmuar se personi në fjalë është Llalla. Po ashtu, nuk ka asnjë konfirmim as nga vetë ish-kryeprokurori, e as nga strukturat e Partisë Demokratike në Itali. 

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode, në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi ai u largua nga vendi dhe zgjodhi të mos përballej me drejtësinë. Ai ndodhet në shtetin italian, ku është raportuar dhe se ka marrë azil./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente