Sondazhi/ Cili është kryeministri dhe partia që duhet të drejtojnë pas 11 majit?

Sondazhi/ Cili është kryeministri dhe partia që duhet të drejtojnë pas 11 majit?

Sondazhi

TIRANË- Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së Janarit 2025. Sërish metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qenë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e vendit, ballë për ballë.
Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e dytë zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.
Njëra nga pyetjet e matjeve të dyta politike të Barometrit ka qenë: Cili mendoni se është politikani më i përshtatshëm për të qenë kryeministri i vendit?
43 % e qytetarëve thonë se më i përshtatshmi për kryeministër është Edi Rama. Pas tij me radhë 19.9% Sali Berisha, 9.7% Adriatik Lapaj, 5.6% Agron Shehaj, 2.5% Arlind Qori, 1.5% Endri Shabani, 0.6 % Lulzim Basha, 0.4% Alibeaj dhe 16.3% janë përgjigjur nuk e di.
Brenda mbështetësve të partive tyre ndodh si më poshtë: 80.2% e votuesve të PS në vitin 2021, mendojnë se Edi Rama është më i përshtatshmi për kryeministër; 57.8% e votuesve të PD mendojnë se Sali Berisha është kandidati më i përshtatshëm për kryeministër.
Pyetja e dytë e këtij lloji: Cila është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin?

Sondazhi

43,5% e qytetarëve shprehen se është Partia Socialiste, 23,1% Partia Demokratike, 8,4% Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia 4,9%, 2.7% Lëvizja Bashkë, 1% Nisma Thurje, 0.4% Djathtas 1912, 0,3% PSD./Euronews
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente