SONDAZHI 2! Rritet PD, por PS mbetet në avantazh. Partitë e reja bien, “Mundësia” e Shehajt i kalon

SONDAZHI 2! Rritet PD, por PS mbetet në avantazh. Partitë e reja bien, “Mundësia” e Shehajt i kalon

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Barometri në Euronews Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së Janarit 2025. Metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qenë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në të  gjithë territorin e vendit, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave është 15-25 Shkurt 2025.
Pyetja është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?
Përgjigjet në matjen e dytë:
Partia Socialiste (Edi Rama) – 39.1%
Partia Demokratike (Sali Berisha) – 27.8%
Shqipëria Bëhet (Adriatik Lapaj) – 5.1% 
Mundësia (Agron Shehaj) – 3.9% 
Lëvizja Bashkë (Arlind Qori) – 2%
Partia e Lirisë (Ilir Meta) – 1.4%
Parti të tjera – 1.7%
Ndërkohë 19% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.

GRAFIKU

Matjet e dyta tregojnë sesi ka ndryshuar prirja e votës. Në matjet e para diferenca ndërmjet atyre qytetarëve që do të votonin PS dhe PD ishte 15.6% në favor të PS, ndërkohë në matjet e dyta kjo diferencë është ngushtuar në 11.3%. Të pavendosurit në të dy matjet kanë mbetur ekzaktësisht në të njëjtin nivel, 19%. 
Një tjetër lexim në krahasimin e të dy matjeve për prirjen e votës është rënia e PS me 1.4% dhe rritja e PD me 2.9%. Për sa i përket partive të reja dhe të vogla vihet re një rënie e tyre nga matja e parë në matjen e dytë me përjashtim të një rritje me 0.8% që ka pësuar “Partia Mundësia” e Agron Shehajt. 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente