Skandali me mbetjet toksike! Berisha: Rama nxjerr ministrinë të mashtrojë, bën të heshtë SHISH, polici e prokurori

Skandali me mbetjet toksike! Berisha: Rama nxjerr ministrinë të mashtrojë, bën të heshtë SHISH, polici e prokurori

Sali Berisha

TIRANË-Paqartësia se si u përfshi Shqipëria në skandalin e mbetjeve toksike ka sjellë reagime shumta. Opoziat prej fillimit nga qarkullimi i lajmit, ka akuzuar qeverinë se kjo situatë tregon se Shqipëria është kthyer në një vend i përfshirë në trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme. Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar sërish sot pas deklaratave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Doganave Shqiptare. Berisha akuzon sërish kreun e qeverisë se edhe pas reagimeve qëndron Rama. Sipas tij Ministria ka mashtruar kur përfshiu kompaninë turke Kurum. Sipas tij për të transportuar nga Shqipëria, helme, mbetje toksike dhe të rrezikshme, kjo do një grup të tërë.
Fjala e plotë:
Por fare mirë mund të më thoni ju, pse thua Edi Rama. Po pse kush tjetër mund të bëjë një akt të tillë dhe të nxjerrë ministrinë e të mashtrojnë publikun se mbetjet i përkasin Kurumit. Kush mund të urdhëroj ministrinë të mashtrojë. Kush mund të urdhëroj organizatën kriminale të kryesuar nga Dumani të heshtë si fija e barit, para një veprimtarie e cila në ligj dhe në kode, përban krim të rëndë. Në ligj dhe kode, përbën organizatë kriminale, sepse këtë nuk mund ta bëjë një njeri. Për të transportuar nga Shqipëria, helme, mbetje toksike dhe të rrezikshme, kjo do një grup të tërë. Kush mund të detyrojë të heshtë Shërbimin Informativ Kombëtar, i cili në ligjin e tij, ndër të tjera ka objekt krimet e rënda të mjedisit. Kush mund të detyrojë të heshtë doganën për mbi 100 kontenier që u nisën me lëndë helmuese. Kush mund të detyrojë të heshtë Policinë e Shtetit, të heshtë Piro Vengun, autoritetin portual. Asnjë autoritet tjetër nuk mund ta bëjë këtë përveç Edi Ramës, hajdutit të Gjipesë.
Alarmi për mbetjet u dha më 5 gusht nga organizata joqeveritare e kontrollit botëror të mbetjeve toksike, “Basel Network Center” dhe dy ditë më pas u publikua nga media “Bloomberg”, duke vënë në lëvizje autoritetet. Tajlanda i ka kthyer mbrapsht dy anijet e kompanisë “Maersk”, “Compton” dhe “Candor”, me 100 kontejnerë në bord. Anija me mbetjet toksike të Kurum u nis nga Durrësi në 4 korrik dhe pas alarmit nga qendra Basel, ajo fiku sinjalin GPS në 31 korrik teksa po i afrohej Cape Toën në Afrikën e Jugut./ZËRI
Burimi