SKANDAL tek Gjykata e Tiranës/ Edmond Gashi u arratis me vrap, “Penalja”: Doli nga dera e gjyqtarëve!

SKANDAL tek Gjykata e Tiranës/ Edmond Gashi u arratis me vrap, “Penalja”: Doli nga dera e gjyqtarëve!

Edmond Gashi

TIRANË- Vrapi i mjekut Edmond Gashit është i justifikuar! Sot, pasi Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun pas skandalit në spitalin Onkologjik, Gashi doli i vetëm nga dera e pasme për t’u futur në mjetin ku po e priste shoferi. Kështu, mjeku (që mesa duket është mësuar) ka shkelur rregullat dhe skandali është thelluar. Për arsye që nuk dihen, asnjë efektiv policie nuk e ka shoqëruar mjekun drejt banesës për të respektuar procedurën ligjore. Por në fakt e kanë lënë me “mirëbesim” që të shkojë vetë në shtëpi, atje ku duhet që të vuante masën e sigurisë “arrest shtëpie”. 
Pas publikimit të videos së mjekut duke vrapuar, Gjykata e Tiranës ka dalë në një njoftim për mediat, ka sqaruar se si qëndron e vërteta e këtij veprimi.
“Kështu, në datën 27.06.2024, për paraqitjen dhe pjesëmarrjen e tij në seancën e caktuar për “Komunikimin e masës së sigurimit personal të caktuar në mungesë nga Gjykata”, në zbatim të nenit 248 të K.Pr.Penale, personi nën hetim Edmond Gashi, do të duhej të ishte i shoqëruar nga punonjës të policisë së shtetit, të cilët në zbatim të vendimit të gjykatës si dhe në referim të nenit 237 të K.Pr.Penal, duhet të ndjekin dhe të zbatojnë me përpikmëri vendimet e gjykatës, si dhe zbatueshmërinë e masave të sigurimit. Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi E. G., teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i Policisë së Shtetit,”-bën me dije Gjykata e Tiranës. 
Burimi