“S’ka probleme vetëm Onkologjiku, situata s’është e mirë/ KLSH: Dosjen duhet ta hetojë SPAK

“S’ka probleme vetëm Onkologjiku, situata s’është e mirë/ KLSH: Dosjen duhet ta hetojë SPAK

Arben Shehu

TIRANË- Arben Shehu, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka komentuar dosjen e skandalit të zbuluar në spitalin Onkologjik. Si kreu i institucionit që i kishin konstatuar shkeljet me aparaturën e kobaltit dhe mungesën e medikamenteve, Shehu shkoi edhe më tej duke u shprehur se asnjë institucion shëndetësore publik nuk është në situtatë të mirë dhe në përputhje me normat. Në intervistën e tij për “Top Channel”, duke u ndalur konkretisht tek çështja e spitalit Onkologjik, Arben Shehu tha se kjo dosje me gjetjet konkrete duhet hetuar nga SPAK dhe jo nga Prokuroria e Tiranës.
“Jemi në kushtet ku ne kemi konstatuar një sërë problematikash përgjatë auditimit sepse dua të theksoj këtu që janë kryer dhe po kryhen, pjesë e të cilave është edhe spitali Onkologjik dhe njëkohësisht dua t’ju them me përgjegjësi të plotë se jemi në një lloj trajtimi të thelluar, procese të cilat janë të papërfunduara, njëkohësisht jemi në trajtim të thelluar juridik në ato raste të cilat janë të përfunduara dhe duhet t’ju bëj me dije se përfundimi i problematikave në spitalin onkologjik pavarësisht rëndësisë që ka është vetëm një pjesë e segmentit të situatës reale”, tha Shehu.
Madje u shpreh se një nga kallëzimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit i është dorëzuar SPAK./ZËRI
Burimi