Sinodi i Shenjtë merr vendimin, Joani zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare

Sinodi i Shenjtë merr vendimin, Joani zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare

Sinodi i Shenjtë merr vendimin, Joani zgjidhet Kryepeshkopi i ri i

Foto ilustruese

TIRANË- Mbledhja e Sidonit të Shenjtë për të vendosur pasuesin e Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos ka përfunduar. Pas përfundimit të mbledhjes kambanat e Kishës kanë rënë në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit. Sinodi i Shenjtë caktoi mitropolitin e Korçës, Joanin, si Kryepeshkopin e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë. Po ashtu, pas vdekjes së Janullatos, ai u përzgjodh përkohësisht në krye të Kishës. Hirësia e tij, Joani u zgjodh nga vetë Kryepeshkopi Anastas Janullatos që ta pasonte pas vdekjes së tij. Këtë detaj e ka zbuluar media greke “Protothema”. Sipas të njëjtit burim, Joani është zgjedhur nga Janullatos për shkak se është shqipfolës.

Mitropolit Joan (emri i lindjes është Fatmir Pelushi) shërbente si mitropolit i Korçës. Ai ka studiuar për disa vite në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë pranë Bostonit në Shtetet e Bashkuara. Ai është diplomuar nga Fakulteti Ortodoks i Teologjisë Kryqi i Nderuar në Amerikë (Holy Cross Orthodox School of Theology, Boston), me gradën “Master of Divinity”. Ka studiuar në SHBA falë një burse studimi të themeluar atje nga shqiptarët në Amerikë në kujtim të Peshkop Fan Nolit.

Ai ka shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare. Me t’u diplomuar në “Kryqin e Shenjtë” me Master në studimet Teologjike, u rikthye në Shqipëri, ndërsa Kryepeshkopi Anastas e caktoi që të japë mësim në Seminar, si edhe të shërbejë ne vende të tjera brenda Kishës. Në 18 korrik 1998, u zgjodh si Mitropoliti i Korçës edhe u fronëzua dy ditë më pas./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente