Si “ngeci” Gianni Infantino në tensionet tregtare SHBA-Meksikë-Kanada?

Si “ngeci” Gianni Infantino në tensionet tregtare SHBA-Meksikë-Kanada?

Gianni Infantino dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e gjen veten në një “incident” diplomatik, më konkretisht mes SHBA, Meksikës dhe Kanadasë. Kërcënimet e fundit të presidentit Donald Trump për t’i vendosur tarifa Meksikës dhe Kanadasë, hedhin hije dyshimi se çfarë do ndodhë me Kupën e Botës.
Infantino tani përballet me sfidën e orkestrimit të një spektakli sportiv në 16 qytete të Amerikës së Veriut, në një kohë kur tensionet janë të përshkallëzuara. Turneu, i cili fillon në Mexico City në më pak se 500 ditë, do të mbahet në tre vende të përfshira në mosmarrëveshje serioze tregtare. Ndaj në këto kushte, fokusi i Infantinos është vendosur në Amerikën e Veriut.
FIFA ka ngritur një zyrë në Miami për të menaxhuar përgatitjet për Kupën e Botës së Klubeve (Nations League) me 32 ekipe, turne që do të mbahet gjatë kësaj vere. Vitin tjetër do të mbahet turneu i Kupës së Botës me 48 ekipe. Presidenti i FIFA-s ka kultivuar një marrëdhënie të ngushtë me Trump, i cili luajti futboll në shkollë të mesme për një sezon. Madje kreu i shtetit amerikan e priti edhe në Shtëpine e Bardhë.
“Unë do të jem presidenti juaj për Nations League dhe Kupën e Botës. Giani, faleminderit për Kupën e Botës,”-tha Trump.

Donald Trump

Një kopje e trofeut të Kupës së Botës tani shfaqet dukshëm pas tavolinës së presidentit në Zyrën Ovale dhe Trump pritet t’i dhurohet kapitenit të ekipit fitues në finalen e vitit të ardhshëm në New Jersey.
Suksesi i Kupës së Botës 2026, i cili kërkon një koordinim të pandërprerë midis tre vendeve pritëse; që tani varet nga aftësia e Infantinos për të vendosur “kabllot” diplomatike në vendet që kanë jo pak mosmarrëveshje tregtare. A do t’ja dalë?/ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente