
Si “kërcënojnë” tarifat e Trump verën dhe parmixhanin në tregun amerikan?
Foto ilustruese
SHBA- Duket se shampanja franceze dhe parmixhani italian do të bëhen “të paarritshme” për konsumatorët e zakonshëm amerikanë, pas vendosjes së tarifave të planifikuara nga presidenti Donald Trump për forcimin e tregut të brendshëm. Ndërsa SHBA varet nga Meksika për perimet dhe frutat e saj të freskëta – si avokado dhe luleshtrydhet – dhe nga Kanadaja për produktet bazë, si gruri dhe viçi, Evropa duket se ofron më shumë opsione të sofistikuara për konsumatorët.
Familjet amerikane janë goditur rëndë nga rritja e mallrave bazë – si psh. vezët, frutat dhe perimet – për shkak të tarifave për produktet nga Meksika, Kanadaja dhe Kina, por do të detyrohen të kufizojnë edhe më tej blerjet e tyre në të ardhmen.
Në fakt, hulumtimi i fundit nga Rabobank sugjeron se këto dy industri do të goditen më rëndë nga tarifat e propozuara të administratës Trump prej 25%. Konkretisht, në vitin 2024 BE-ja eksportoi ushqime dhe pije me vlerë 38 miliardë euro.
Filippo Marchi, menaxher i përgjithshëm i kompanisë italiane të qumështit “Granarolo”, e cila eksporton djathë në SHBA, paralajmëroi se: Ndikimi në aspektin e vëllimit të shitjeve mund të jetë shumë i lartë.
Nga ana tjetër, lobi italian i bujqësisë Coldiretti vlerëson se konsumatorët amerikanë do të duhet të paguajnë 2 miliardë euro shtesë për ushqimet e tyre të preferuara italiane të importuara, si vera, djathi, vaji i ullirit dhe proshuta, nëse Trump zbaton kërcënimin e tij për të vendosur tarifa. Përveç prodhuesve evropianë dhe konsumatorëve amerikanë, importuesit amerikanë të ushqimit, shitësit me pakicë dhe restorantet do të vuajnë gjithashtu nga tarifat e larta.
Megjithëse Trump pretendon se tarifat do të nxisin prodhimin vendas, prodhuesit evropianë të ushqimit dhe verës nuk ngurrojnë që të theksojnë se produktet e tyre janë unike…/ZËRI
Burimi