Shqiptarët konsumojnë kokainë, në shkolla dhe zyra!

Shqiptarët konsumojnë kokainë, në shkolla dhe zyra!

Shqiptarët konsumojnë kokainë, në shkolla dhe zyra!

Foto Ilustruese

TIRANË– Shqipëria është i pari vend në botë për përdorimin e kokainës. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga një raport i Kombeve të Bashkuara që theksonte në vitin 2017 se shqiptarët linin pas edhe banorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ky konstatim, riktheksohet tetë vite më vonë pas një sondazhi të zhvilluar nga Agjencia e Drogërave të Bashkimit Europian.

Sipas këtij sondazhi, të publikuar nga Monitor, përdoruesit shqiptarë të drogërave kanë nivelin më të lartë të konsumit të kokainës në Europë. 41% e shqiptarëve kanë konsumuar kokainë, përkundrejt 21% që është mesatarja e Ballkanit Perëndimor dhe 29% e Bashkimit Europian.

Nga ana tjetër, kanabisi mbetet droga që konsumohet më shumë nga individët shqiptarë, pasi 56% e të anketuarve kanë deklaruar që e përdorin atë.

Shqipëria është i vetmi vend ku kokaina është substanca e dytë më e konsumuar pas kanabisit. 41% e përdoruesve të drogërave thanë se kishin konsumuar kokainë në 12 muajt e fundit.

Në Ballkanin Perëndimor, substanca e dytë më e konsumuar është Benzodiazepines.

Në Shqipëri, substanca e tretë më e konsumuar është MDMA/Ecstasy, të cilën e konsumon 16% e popullatës, ndjekur nga kërpudhat dhe truflat që konsumohen nga 11% e shqiptarëve.

Kokaina pudër e ka konsumin më të lartë në bare.

75% të përdoruesve të tij shqiptarë që thanë që e pinin atë në lokale. Në shtëpi e kishin konsumuar 69% e të anketuarve, në festa ose festivale muzikore (51%), në makinë (35%), në hapësirat publike si parqe (29%) dhe në natyrë (29%).

Kokaina kristal e njohur ndryshe si crack konsumohet nga 75% e përdoruesve shqiptarë në ambientet e shtëpisë, ndërsa 33%) e konsumojnë atë në bare.

Arsyeja kryesore e përdorimit të kokainës pudër është për të ardhur në qejf/ për argëtim (58%), për të reduktuar efektet e alkoolit (39%), për të reduktuar stresin/relaksuar (31%), për të bërë shoqëri (24%) si dhe për të qëndruar zgjuar (22%).

Ambientet e hapura janë mjedisi kryesor ku konsumohet kanabisi nga përdoruesit shqiptarë, bazuar në 67 % të përgjigjeve. Edhe shtëpia, e vetja ose e dikujt tjetër, mbetet një ambient i preferuar për 61% të konsumuesve. Në festa ose festivale muzike ishte zgjedhja për 44% e të anketuarve.

Arsyeja kryesore që i nxit shqiptarët të përdorin kanabis është për të reduktuar stresin dhe për tu relaksuar (70%), për të ardhur në qejf/ për argëtim (58%), për të përmirësuar gjumin (43%), për të menaxhuar depresionin (41%), për arsye spiritualë (31%), për varësi (24%) si dhe për të bërë shoqëri (19%).

17% e të anketuarve shqiptarë thanë se një nga vendet ku ata konsumonin kanabis ishte në shkolla. 11% thanë se e konsumonin në punë. Ndonëse me përqindje të ulëta, kokaina hyn edhe në shkolla, pasi 4% e të anketuarve thanë se e konsumonin edhe në shkollë.

Më i lartë është konsumi i kokainës pluhur në punë, pasi 20% e të anketuarve thanë se kishin pirë kokainë në zyrë. Edhe për kokainën kristal, 17% e përdoruesve shqiptarë thanë se e kishin marrë në punë.

Përdorimi i shumëfishtë i substancave, i cili nënkupton konsumimin e dy ose më shumë substancave në të njëjtën kohë, është raportuar për të gjitha llojet e drogërave. Sipas të dhënave të anketimit për Shqipërinë rezulton se 70% e të anketuarve thanë se përdornin kanabis me cigare dhe nikotinë dhe 46% thanë kanabis me alkool.

83% e përdoruesve të kokainës pluhur thanë se e kombinonin me alkool dhe po aq me cigare dhe nikotinë. 26% e kombinonin kokainën dhe me bar kanabis.

Për kanabisin, 46% e përdoruesve shqiptarë thanë se e gjenin nga të afërm, ose njerëz që njohin, 31% thanë që i kontaktojnë direkt burimet përmes telefonit, email-it ose mesazheve.

Miqtë dhe shokët janë dhe burimi kryesor i gjetjes së kokainës. (68%) dhe 47% deklaruan se e gjenin përmes kontakteve direkte nga telefoni, email-it ose mesazhet. Edhe për substancat e tjera si Methamphetamine, Amphetamine, heroinë, burimi kryesor mbetet blerja nga miqtë./ZËRI/

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente