Shqipëria mban sot konferencën e katërt ndërqeveritare me BE

Shqipëria mban sot konferencën e katërt ndërqeveritare me BE

foto ilustruese

BRUKSEL-Bashkimi Evropian i ka hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare me Shqipërinë. Vendi ynë do të hapë sot zyrtarisht negociatat me BE edhe për dy kapitujt e radhës, që janë ‘Tregu i brendshëm dhe Konkurrenca’.
Shqipëria do të përfaqësohet nga kryenegociatorja Majlinda Dhuka dhe Ministrja për Administratën Adea Pirdeni. Me bisedimet e radhës shkon në 4 numri i grup-kapitujve të hapur nga 6 në total. Pas çeljes së dy grupkapitujve në fund të 2024-ës, atë të themeloreve dhe të marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet e radhës shkon në 24 kapituj të hapur nga 33 gjithsej, duke qenë pas vetëm Malit të Zi nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Konferenca e tretë u mbajt në dhjetor, ndërsa më 15 tetor u mbajt ajo e dyta, ku vendi ynë hapi pesë kapitujt e anëtarësimit që përfshinin Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore, Drejtësinë, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar. 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente