Sex gate në RTSH? Blerta Tafani i hedh sërish “benzinë” letrës për Pezën: Kam nevojë për kohë…

Sex gate në RTSH? Blerta Tafani i hedh sërish “benzinë” letrës për Pezën: Kam nevojë për kohë…

Alfred Peza dhe Blerta Tafani

TIRANË- Pas dorëheqjes së Alfred Pezës nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të RadioTelevizionit Shqiptar, një letër e publikuar në media ku hidhen akuza për ngacmim seksual ndaj punonjësve nga Peza ka bërë bujë. Letra pretendohet se i është dërguar bordit të Radio Televizionit Shqiptar nga gazetarja Blerta Tafani, ku përshkruante ambientin e punës me të cilin ishte përballur Tafani përgjatë 1 viti që Peza ishte në krye të institucionit. Sipas saj, eprori i saj kishte treguar sjellje të papërshtatshme ndaj saj, duke e ngacmuar seksualisht. Madje ndër të tjera shkruhej se në shumë raste kishte përdorur edhe presion psikologjik dhe sulme verbale gjatë kohës që punonin në të një njëjtin institucion. 
Pak nga publikimi i letrës Newsboom, raportoi se vetë gazetarja e ka mohuar se ka shkruar një letër. 
“Unë mohoj të flas për një letër që po qarkullon ngado, por nuk mban firmën time. Pra, besoj vetëkuptohet që unë nuk kam çfarë të komentoj. Mohoj që të jetë bërë ndonjë kallëzim nga ana ime në Prokurori,”- shkruan media, duke cituar gazetaren.
Por si qëndron e vërteta e kësaj letre? Në një përgjIgje për ZËRI-n Blerta Tafani, ka hedhur dyshime për vërtetësinë e lajmit të publikuar nga Newsboom dhe e vetmja gjë që kërkon është koha për të treguar të vërtetën.
“Mjafton ta shohësh që gazeta ka ndryshuar titullin dy herë dhe bën vetë një analize mbi vërtetësinë. Lutem të më mirëkuptoni por kam nevojë për të folur në një kohë tjetër të afërt,’-u shpreh gazetarja për ZËRI-n.
Me përgjigjen e saj, gazetarja ka shtuar dyshimet se akuzat janë të vërteta, por do të duhet të presim një reagim të dytë nga vetë Blerta Tafani, për të sqaruar situatën./ZËRI
Burimi