“Selman Stërmasi” dhe “Asllan Rusi” në duart e ndërtuesve! Dy hapësirat sportive do kthehen në kulla?

“Selman Stërmasi” dhe “Asllan Rusi” në duart e ndërtuesve! Dy hapësirat sportive do kthehen në kulla?

Stadiumi “Selman Stërmasi” dhe pallati i sportit “Asllan Rusi”

TIRANË- Stadiumi “Selman Stërmasi” dhe pallati i sportit “Asllan Rusi” do të jenë dy hapësirat e radhës sportive ku do të ndërhyjnë kompanitë e ndërtimit për të ngritur kulla shumëkatëshe dhe qendra multifunksionale e biznesi.
Lapsi.al shkruan se ka siguruar një dokument që tregon se bashkia dhe qeveria kanë hartuar projektet në kuadër të ‘rijetëzimit’ të këtyre dy hapësirave, por që do të përkthehet në mijëra metra tokë publike që do të kalojë në duart e privatit për tu kthyer në kulla.

Dokumenti

Projekti është detajuar në një dokument që pritet t’i dërgohet për miratim Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në këtë dokument propozohet kalimi i pronave nga bashkia e Tiranës, tek Korporata Shqiptare e Investimeve, e cila ka gjetur edhe një ndërtues që është gati të investojë për stadiumin “Selman Stërmasi” dhe për pallatin e sportit “Asllan Rusi” në këmbim të tokës falas në zonat më të shtrenjta të Tiranës.

Stadiumi “Selman Stërmasi”

Korporata Shqiptare e Investimeve pranon se projekti parashikon “zhvillimin dhe rijetëzimin e kësaj hapësire duke e kthyer në qendër multifunksionale”.

Pallati i sportit “Asllan Rusi”

Ende nuk dihet emri i ndërtuesit apo detajet e projektit, por Lapsi.al shton se nisur nga dokumenti që ka parë, gjasat janë që të kemi një tjetër stadium me kullë si “Air Albania”, por nuk përjashtohet mundësia që në rastin e Selman Stërmasit, ndërtimi mund të bëhet në fushën përkrah stadiumit.
“Stadiumi “Selman Stërmasi” dhe Pallatin i Lojërave me Dorë “Asllan Rusi”, janë struktura të vjetëruara dhe të degraduara të cilat paraqesin nevojën për investime të rendesishme,”- shkruhet në dokument, duke hedhur dyshime dhe për lënien pas dore të këtyre hapësirave që janë mbuluar nga shkurret.
Nga ana tjetër, Bashkia e Tiraës ka kryer matjet për të dy projektet, edhe pse nuk është marrë miratimi nga Këshilli Bashkiak. Tek stadiumi Selman Stërmasi janë gjithsej 27 mijë metër katror hapësira, ndërsa tek pallati i sportit “Asllan Rusi” janë rreth 14 mijë metër katror.
Pozicioni i të dyja këtyre hapësirave përshkruhet si mjaft i favorshëm nga ana gjeografike, për krijimin e partneriteteve që vënë në jetë një projekt, pa pasur kosto nga ana e Bashkisë Tiranë.
“Vendndodhja e këtij objekti është në një zonë shumë të favorshme në qendër të Tiranës, duke krijuar premisa për krijimin e partneriteteve të nevojshme për realizimin e projektit të investimit pa shpenzime nga ana e Bashkisë Tiranë, por me përfitime të shumta ekonomike dhe sociale për komunitetin, bazuar në një model biznesi “win-win”,”- shkruhet në dokument.
Këto nuk janë ndërtimet e para që bëhen në hapësirat sportive.
Stadiumi “Qemal Stafa” u tjetërsua dhe u kthye në “Air Albania”.
Stadiumi u shkatërrua në vitin 2016 për të ndëtuar stadiumin e ri Arena Kombëtare që u hap në nëntor të vitit 2019.
Qeveria shqiptare krijoi një shoqëri aksionere me Federatën Shqiptare të Futbollit për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar. Raportet u ndanë në 75% për FSHF dhe 25% për shtetin Shqiptar.
Ky projekt hasi në kundërshtinë e Opozitës dhe ambientalistëve. Ata dolën në protesta dhe kërkuan ruajtjen e fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”.
Çfarë do të ndodhë me nisjen e projekteve të reja tek “Selman Stërmasi” dhe “Asllan Rusi”?!

screenshot 2024 09 08 at 10324pm

krcdpp0h7jusa2rfmolf

selmas stelmasi
Burimi