
Ristani shkarkon Goxhajn dhe Dokushin, kryetarja e deleguar: Nuk ka krizë në Bashkinë e Tiranës
Anuela Ristani, Alban Dokushi dhe Sara Goxhaj
TIRANË-Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka shkarkuar nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi. Shkarkimet vijnë një ditë pasi, Ristani u riemërua në krye të Bashkisë së Tiranës. Në vend të Dokushit me urdhër të Ristanit është komanduar si Sekretare të Përgjithshme e Bashkisë së Tiranës, Jonida Halili. Kjo e fundit mbante detyrën e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës.
DOKUMENTI
DOKUMENTI
Vetë kryetarja e deleguar, Anuela Ristani ka sqaruar se nuk ka krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Ristani sqaroi se puna vazhdon për një Tiranë që do t’i bëjë të gjithë krenar. Sipas saj, vendimet e fundit janë marrë në kushte të informacionit të cunguar dhe në një situatë izolimi të kryetarit Eion Veliaj, duke krijuar keqkuptime dhe shqetësime të panevojshme.
Anuela Ristani: Kryetari i zgjedhur i Tiranës, Erion Veliaj, në përpjekje për të siguruar vijimësinë e punëve, siç sqaroi edhe vetë dje nëpërmjet statusit të tij në rrjetet sociale, ka marrë disa vendime në kushte të informacionit të cunguar dhe në kushtet të izolimit ku ai ndodhet. Këto vendime kanë krijuar një keqkuptim dhe kanë sjellë konfuzion dhe shqetësim të panevojshëm që vetë ai e sqaroi dje. Nuk ka krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin vizion që e ka udhëhequr Veliaj. Unë kam qenë 10 vite përkrah Veliajt, kam punuar kaq shumë kohë për t’i shërbyer qytetit. Nuk ka asnjë media, që të shuajë respektin për Veliajn dhe për respektin ndaj tij, duhet të punojmë e të punojmë. Në fund historia do kujtojë veprat dhe jo thashethemet. Dua të shpreh mirënjohje edhe për kryeministrin Edi Rama, që në këto ditë të vështira na është gjendur pranë. Të gjitha kanalet tona janë të hapura.
Tre ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj nxori një urdhër, ku i jepte kompetencat e tij pikërisht Sara Goxhajt, që sot u shkarkua. Ndërkohë ditën e djeshme (20 mars), fillimisht në media u publikua dokumenti që tregonte se si kryebashkiaku Erion Veliaj nga qelia e paraburgimit kishte shkarkuar kryetaren e komanduar Anuela Ristani, për ta zëvendësuar me Sara Goxhajn. Për të sqaruar çfarë ndodhi me emërimet, Veliaj u shpreh se ridelegimi i kompetencave te Sara Goxhaj ishte keqkuptim, pasi ky emër nuk ishte dakordësuar me ekipin drejtues./ZËRI
67dd69fc6145b485844410 10234661492020492 1717976203385862766 n
67dd69f32ac05480940049 10234661491500479 3456064899203639911 n
jjjpng
Burimi