Rihapen regjistrimet për fëmijët që do të fillojnë klasën e parë si dhe për klasat e dhjeta

Rihapen regjistrimet për fëmijët që do të fillojnë klasën e parë si dhe për klasat e dhjeta

Foto ilustruese

TIRANË- Janë rihapur regjistrimet për nxënësit që do të fillojnë klasën e parë si dhe ata që do të fillojnë klasën e dhjetë. Njoftimi u bë i ditur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ku nëpërmjet një postimi informoi se prindërit mund të aplikojnë për të regjistruar fëmijët e tyre përmes paltformës “e-Albania”.
Afati i parë ishte caktuar nga 8 korriku deri në 31 gusht, por mesa duket jo të gjithë prindërit i kanë regjistruar fëmijët e tyre gjatë kësaj përiudhe dhe për këtë shkak janë hapur sërish regjistrimet.
Afati i fundit i regjistrimeve është nga data 2 deri më 6 shtator.
“Njoftim i rëndësishëm për prindërit.
Të dashur prindër!
Ju informojmë se ditën e sotme janë rihapur regjistrimet për fëmijët, që do të fillojnë klasën e parë si dhe për ata të klasave të dhjeta, duke zgjatur afatin e regjistrimeve ne shkolla për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proçes.
Sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator.
Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar proçesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proçes që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit
Klasat I-ra dhe X-ta
Afati i regjistrimit: 2-6 Shtator
Përmes platformës e-Albania”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. /ZËRI
Burimi