Reshjet e dendura të shiut në vend, autoritetet apel qytetarëve: Bëni kujdes!
PAMJE NGA NGJARJA
TIRANË-Situata e krijuar në një pjesën të vendit nga moti i keq, ka bërë që Policia e Shteti të dalë me një njoftim ku apelon që të gjithë përdoruesit e automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar. Autoritetet i kanë apeluar qytetarëve që të bëjnë kujdes me qarkullimin, në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore.
APEL PËR KUJDES!
Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë. Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.
Burimi