Rënia e perandorisë “Boçi”/ Ishte përmendur nga trafikanti i kokainës Arbër Çekaj, asokohe Kristiani ortak me ish-deputetin e PS
Kristian Boci dhe Arber Cekaj
TIRANË- Lajmi i sekuestrimit të pasurive të Kristian Boçit, gjatë ditës së sotme, nuk ka shkaktuar shumë surpriza, pasi emri i tij ka qenë i lakuar nga mediat edhe më herët për burimin e dyshimtë të parave, dhe jetës së luksit që ai reklamonte. Përveç lëvizjeve të dyshimta me bizneset, hapjen dhe mbylljen e tyre, Boçi është përmendur dhe nga biznesmeni i arrestuar Arbër Çekaj, të cilit iu kap një sasi prej 613 kilogramësh kokainë në kontejnerët me banane.
Gjatë dëshmisë së tij, të dhënë në vitin 2018 përpara Gjykatës, Çekaj e kishte përmendur emrin e Boçit, si të përfshirë në trafikun e kokainës, por avokatët e tij asokohe e kishin mohuar pretendimin e biznesmenit të bananeve. Boçi asokohe ishte një prej aksionerëve të kompanisë “TEA OIL ITALIA” SH.A, ku së bashku me ish-deputetin e PS Andis Harasani kishin blerë 40 për qind të aksioneve të kësaj kompanie nafte, me një çmim total të deklaruar prej 14 milionë lekë të vjetra.
Operacioni i sotëm për sekuestrimin e pasurive
Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, javë vënë nën masën e sekuestros pasuri me vlerë rreth 50 mln euro në pronësi të biznesmenëve kontrovers, Elman Abule dhe Kristian Boçi. Sipas prokurorisë këta persona janë dënuar në Belgjikë për trafikimin e lëndëve narkotike, dhe bizneset në Shqipëri janë përfituar përmes skemës së pastrimit të parave, pjesë e të cilës janë edhe familjarë të tyre. Nën sekuestro janë vënë 14 shoqëri tregtare dhe dy HEC-e, ndërkohë që Boçi pretendon se nuk është përfshirë në asnjë aktivitet kriminal në Shqipërio.
Pasuritë janë në pronësi të Elman Abules, Kristian Boçit, Drilona Boçit, Ender Boçit, Eliverta Boçit, Vladimir Avramit dhe Marisa Nitos, të gjithë persona të lidhur mes tyre, përmes rrethanave shoqërore dhe familjare. Kompanitë që i janë sekuestruar Elman Abules: ‘Metal Form’, ‘Fidalba’, ‘Ferro Chrome Holding’, ‘Metale Albania 2014’, ‘Ventus’, ‘Trital’ e ‘Rametal’, ‘Alfemet’. Janë sekuestruar sekuestruan shoqëritë ‘Dada Clean’ dhe ‘Sapientia’ të Marisa Nitos. U sekuestrua shoqëria e Vladimir Avramit, ‘Europa Bilding’. U sekuestruan shoqëritë e Kristian Boçit, ‘Mak-08’, ‘Dizi’, ‘Gloris Constuction’, dhe dy HEC-e ‘Hec Zall Xhuxhë’ dhe ‘Chris sh.p.k’. /ZËRI
Burimi