
Rama nga Elbasani: Partitë e reja, moçale të vogla. Sula ndërtoi partinë në Peqin, PD ia vodhi
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama komentoi lënien jashtë listës së Elbasanit të deputetit demokrat Dashnor Sula.
Rama: Ndërtoi Dash Sula partinë në Peqin dhe shkuan ia prishën natën, u gdhi në mëngjes dhe ia kishin marrë partinë, ia vodhën partinë natën Dash Sulës. S’dihet kush do t’i hajë ato kokrra gruri se gjeli detit ngeli pa parti, unë e kam për kompliment gjel deti se ai është në fushë të thatë se të tjerët janë në lluc.
Një koment e kishte dhe për partitë e reja.
Rama: Na është konfirmuar që Shqipëria e ka vendin në BE, por ka qenë projeksion në të ardhmen. Sot është një moment ku kjo mundësi është aktuale, na është hapur një dritare që nuk do të rrijë hapur për një kohë të gjatë. Tani është mundësia për të bërë histori. Ata që janë në Bruksel duhet të marrin mesazhin e qartë që shqiptarët vendosën vazhdimin e negociatave, jo një lëkundje duke futur në mes qoftë edhe një rrjedhje sado të vogël të kënetës apo të moçaleve të vogla që janë krijuar rreth kënetës dhe i thonë vetes parti të reja “:jemi rinia që po vjen me baballarët me tezet në listat e mbyllura. Kjo është esenca e 11 Majit
Burimi