
Rama nga Elbasani fton Dashnor Sulën në PS: Ndërtoi partinë në Peqin, PD ia vodhi
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama komentoi lënien jashtë listës së Elbasanit të deputetit demokrat Dashnor Sula. Rama gjatë fjalës së tij la të hapur mundësinë që deputeti demokrat Dash Sula ti bashkohet Partisë Socialiste.
Rama: Ndërtoi Dash Sula partinë në Peqin dhe shkuan ia prishën natën, u gdhi në mëngjes dhe ia kishin marrë partinë, ia vodhën partinë natën Dash Sulës. S’dihet kush do t’i hajë ato kokrra gruri se gjeli detit ngeli pa parti, unë e kam për kompliment gjel deti se ai është në fushë të thatë se të tjerët janë në lluc. Këtu kemi edhe të kuq fare, rozë, pak më bojëqiell. PS është shtëpi e hapur, dhe jo ku duhet të japësh provim para se të hysh. Këtu kemi edhe të kuq fare, rozë, pak më bojëqiell. Duhet të jemi të hapur edhe për blunë. Rëndësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë. Kjo është partia jonë, e mbajmë derën mbyllë nëpër territore por sot jemi këtu për t’ju thënë këtu mirësevini përveç salamandrave dhe kukumjackave të kënetës nuk kanë vend. Kurse Dash Sula …duhet të dezinfektohet. Po duhet të heqë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri, është tmerr. Kështu që më tha njeri nga ata. Çe kanë këtë punë që nuk rrinë dot pa dalë në protestë. Kruhen, i mbyt morri. Edhe bufi rri mbi kokë.
Deputeti Dashnor Sula fillimisht u largua nga Partia Demokratike dhe u bë pjesë e listës së kandidatëve të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” që drejtohet nga Adriatik Lapaj. Por duket se nuk gjeti dakortësi dhe u largua edhe nga ky koalicion. Rama një koment e pati edhe për këtë koalicion, duke e cilësuar si moçal të vogël, me baballarë e teze në lista.
Rama: Na është konfirmuar që Shqipëria e ka vendin në BE, por ka qenë projeksion në të ardhmen. Sot është një moment ku kjo mundësi është aktuale, na është hapur një dritare që nuk do të rrijë hapur për një kohë të gjatë. Tani është mundësia për të bërë histori. Ata që janë në Bruksel duhet të marrin mesazhin e qartë që shqiptarët vendosën vazhdimin e negociatave, jo një lëkundje duke futur në mes qoftë edhe një rrjedhje sado të vogël të kënetës apo të moçaleve të vogla që janë krijuar rreth kënetës dhe i thonë vetes parti të reja “:jemi rinia që po vjen me baballarët me tezet në listat e mbyllura. Kjo është esenca e 11 Majit.
Burimi