
Rama në Berat mesazh kryetarëve të bashkive: Mos ndërhyni në garë, jepni mundësi kandidatëve
Edi Rama
BERAT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Berat, ku edhe prezantoi kandidatët e Partisë Socialiste. Rama nga takimi iu bëri thirrje kryetarëve të bashkisë që të mos ndërhyjnë në zgjedhjet parlamentare dhe të mos shprehin preferenca për kandidatët.
Kryeministri u shpreh se kjo është një garë për përfaqësimin e zonave dhe jo për interesat e individëve të veçantë.
“Kur u bë biseda për listat dhe unë thashë për të gjithë burrat absolutisht do të jetë e prerë se nuk mund të jenë në lista të mbyllura nëse kanë qoftë dhe një mandat e nëse nuk kanë një rol drejtues, prandaj kush nuk do tia bëjë me dije drejtuesve politikë Fadili e shprehu në mënyrën më shembullore, duke thënë unë jam në dispozicion, në listë të hapur, apo jashtë liste si të doni. Kjo është arsyeja pse Fadili është këtu gjithmonë dhe ata që duket se e parakalojnë Fadilin mund ta parakalojnë në sprint por në maratonë fitoj unë me Fadilin. Kjo është maratonë. Nuk duhet të ndërhyni në garë. Duhet t’i jepni mundësinë të gjithë kandidatëve që janë në listë të kenë e një gare pa interference të kryetarëve të bashkive. Kijeni mirë parasysh këtë gjë. Nuk bëhet fjalë për deputetë të një zone apo zone tjetër. Është liria e gjithsekujt të ketë preferencë”, tha Rama./ZËRI
Burimi