Rama me kritika për “Primaret” e PD: Më të votuarit i lanë jashtë!

Rama me kritika për “Primaret” e PD: Më të votuarit i lanë jashtë!

Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama ka kritika për procesin e Primareve që zhvilloi Partia Demokratike më 2 mars për të zgjedhur disa prej kandidatëve për deputetë. Në një takim me strukturat në Fier, Rama tha se nuk ka asnjë vlerësim për procesin, pasi më të votuarit u lanë jashtë. Si shembull mori Hysni Kadiun, i cili edhe pse më i votuari në qarkun e Tiranës, u vendos në listë të hapur. Lëvizje që solli edhe tërheqjen e tij nga gara për një vend në Kuvend në zgjedhjet e 11 majit. Fjalë të mira nuk kishte as për listën përfundimtare të Partisë Demokratike. 
PJESË NGA FJALA E EDI RAMËS:
Ne nuk kemi bërë Primare për shembull. Primarje ju thënçin se ato janë Papare. Ne nuk kemi bërë. Por këtu në këtë grup është bërë një vlerësim si asnjë herë më parë i atyre njerëzve që vijnë nga kontributi në Parti, apo i atyre që vijnë edhe nga ana tjetër. Në Vlorë dhe në Tiranë kemi njerëz që kanë qenë në pararojë të PD-së. Këtu Avdiu nuk e ka pritur që do të ishte në listë, ose me Përparimin. Çfarë ndodh me ta? Ata që fituan i lënë jashtë! Kryetari i PD në Kavajë është lënë jashtë. Në një kuptim po të shikosh listën e kënetës është një listë për në opozitë. Funksionojnë si një grup interesi i ngushtë dhe janë përgatitur që të rrinë në opozitë. Ka edhe të tjerë në xhiro./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente