Rama me kandidatët për deputetë të Tiranës: Synojmë 1 mln vota! 5 opozitarët që iu bashkuan PS

Rama me kandidatët për deputetë të Tiranës: Synojmë 1 mln vota! 5 opozitarët që iu bashkuan PS

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë kandidatët për deputetë të PS për Qarkun e Tiranës. Rama u shpreh besimplotë për zgjedhjet e 11 majit dhe skuadrën e zgjedhur për garën. Kreu i qeverisë u shpreh se “është e kotë të besosh se mund të vijë diçka e mirë për vendin duke dalë e kërkuar vota për ata që janë përballë nesh”. Rama tha se më 11 maj synojnë 1 milionë vota për siglën e PS, ndërsa theksoi edhe njëherë se ky është një moment zgjedhor me peshë gjeopolitike. Në takimin me kandidatët e PS për deputetë për qarkun e Tiranës, Rama foli edhe për 5 opozitarët që iu bashkuan PS.
Edi Rama: Ajo që është më e rëndësishme është skuadra. Kemi një skuadër që u jep të gjithëve mundësinë të zgjidhin, të gjitha moshat. Të dyja gjinitë, po në mënyrë të veçantë gratë dhe vajzat kanë mundësi të gjejnë vetën dhe të votojnë për veten. Ashtu si kundër, si asnjëherë më parë PS ka një skuadër ku më të rinjtë janë të mirë përfaqësuar. Ka dhe një karakteristikë të re, të shumëpritur për mua. Në skuadrën e 11 majit ne kemi në ekipin tonë edhe një përbërje domethënënëse të atyre që kanë kapërcyer nga një anë në tjetrën. Janë me ne pasi kanë parë se sa palidhje, e kotë është të besosh se mund të vijë diçka e mirë për vendin duke dalë e kërkuar vota për ata që janë përballë nesh. Është i mirëpritur nga ne, pasi PS është shumë e me gjerë se perimetri i anëtarësisë së vetë. Ne jemi këtu, mishërimi i vullnetit të afro 800 mijë shqiptarëve. Që me votën e diasporës mund të shkojë gati në 1 milion vota. Pavarësisht dallimeve që mund të kemi për pikëpamjet tona lidhur me një çështje apo një tjetër, në fund ne duhet të jemi të gatshëm që PS t’ia vëmë në dispozicion të gjithë atyre që duan të bashkohen. Nuk ka pasur zgjedhje të tjera me një peshë gjeopolitike si kjo. Për herë të parë mundësia e hyrjes së Shqipërinsë në BE është reale dhe e prekshme. Është hapur një dritare që nuk do të qendrojë e hapur përgjithmonë. Treni i historisë kalon para nesh dhe ne duhet të jkemi të vetëdijshëm që ndalon shumë pak në stacion.
Sa i përket listës së kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka vënë veten të parin dhe ndiqet nga Ogerta Manastirliu e Elisa Spiropali. 
Qarku Tiranë
Lista e mbyllur
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Liundita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Kociu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erjon Malaj
Lista e hapur
Andi Seferaj
Anila Denaj
Antonela Dedej
Arben Pëllumbi
Blendi Gonxhe
Blendi Sulaj
Bleirna Gjylameti
Edlira Dyrmishaj
Eldi Cepeli
Endrit Brahmllari
Entela Ramosaco
Erjon Brace
Ermonela Felaj
Ervin Hoxha
Etilda Gjonaj
Etjen Xhafaj
Famtir Xhafaj
Florian Pullazi
Glindxhet Madhi
Halil Koloshi
Halit Valteri
Julinda Dhame
Kejsi Elezi
Klotilda Bushka
Mimi Kodheli
mIrgit Vata
Olta Xhacka
Ornaldo Rakipi
Pandeli Majko
Persida Shkrepa
Plarent Ndreca
Roy Bashaj
Silda Cepe
Sofika Lleshi
Toni Gogu
Xhemal Qefalia
Ylli Shehu
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente