Qeveria plotëson kërkesën e KQZ-së, shton dhe 9.3 mln euro fond për votën e emigrantëve

Qeveria plotëson kërkesën e KQZ-së, shton dhe 9.3 mln euro fond për votën e emigrantëve

Foto Ilustruese

TIRANË- Qeveria ka plotësuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke miratuar dhe fondin shtesë prej 9.3 milionë eurosh. Kërkesa ishte bërë nga KQZ kundrejt Kuvendit dhe Ministrisë së Financave për fonde shtesë për procesin e votimit të emigrantëve për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit. Sipas KQZ, nevojitej një fond shtesë për mbulimin e shërbimit postar, duke e çuar totalin për këtë zë në 12,5 milionë euro.
Në total janë 245,975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Deri më tani raportohet se u është refuzuar kërkesa 48,180 qytetarëve për shkak të gabimeve në fazën e rregjistrimit apo dokumentacionit jo të plotë. Në mesnatën e 4 marsit u mbyll aplikimi online në platforën PER. Për herë të parë, emigrantët do të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 majit./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente