Punëtori shqiptar gjendet i plagosur me thikë në qafë në Greqi, në gjendje kritike për jetën

Punëtori shqiptar gjendet i plagosur me thikë në qafë në Greqi, në gjendje kritike për jetën

Punëtori shqiptar gjendet i plagosur me thikë në qafë

PAMJE NGA VENDNGJARJA

GREQI-Një shqiptar, i cili punonte në një fermë, është gjetur i plagosur me thikë këtë të premte në një zonë rurale në Selanik të Greqisë. Mediat fqinje raportojnë se shqiptari është gjetur i plagosur në qafë nga punëtorët që po e kërkonin pasi ishte vonuar.

I plagosuri është transportuar me ambulancë në spitalin Papageorgiou, teksa raportohet se gjendja e tij shëndetësore paraqitet kritike. Ende nuk dihen rrethanat se si është plagosur dhe se kush është autori.

Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për të plagosurin, ku nuk ërjashtohet as skenari i vetëvrasjes, kjo pasi shqiptari kishte me vete një thikë të cilën e përdorte për punë bujqësore./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente