PS gati planin B për draftin për Reformën Zgjedhore

PS gati planin B për draftin për Reformën Zgjedhore

Grupi i dialogut

TIRANË- Partia Socialiste po bën gati një plan B në lidhje me Reformën Zgjedhore në një kohë që Partia Demokratike këmbëngul në qëndrimin e saj për lejimin e koalicioneve para zgjedhore. Raportohet se anëtarët e PS-së në grupin e dialogut per amendimet në kodin zgjedhor, me ndihmën e ekspertëve të tyre, po hartojnë një draft të pavarur me ndryshimet që ata mendojnë së i duhet bërë ligjit elektoral. Pika e parë dhe më e rëndësishme është vota e emigrantëve.
Në dokumentin jokonsensual të shumicës do të propozohet që vota e emigrantëve të bëhet me postë. Regjistrimin fillestar shqiptarët që jetojnë jashtë dhe duan të votojnë ta bëjnë në KQZ dhe me krijimin e lehtësirave ligjore ata më pas mund të regjistrohen në Gjendjen Civile dhe vota e tyrë të llogaritet në mandatet e qarkut ku ata kanë jetuar përpara emigrimit, shkruan Tv Klan.
Ndërkohë mazhoranca parlamentare, është gati për ta shtrirë në zgjedhjet e 2025 votimin dhe numërimin elektronik në 5 qarqët më të mëdha. Mbledhja e fundit e zhvilluar të premten dështoi, ndërsa pas saj, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi treguan detaje nga takimi, por që dukshëm, qëndrimet e tyre ishin shumë larg njëra-tjetrës.
Nga ana e saj, Partia Socialiste e ka bërë të qartë se nëse dëmokratët nuk do ta konsiderojnë tërheqjen nga kushti i tyre atëherë shumica do të çojë në parlament brenda 24 Korrikut dokumentin e saj jokonsensual. Por janë të vetëdijshëm se ai kërkon të marrë 84 vota. Në rast se palët nuk arrijnë dakortësi, atëherë PS ka deklaruar se në zgjedhjet e vitit 2025, do të shkohet me ligjin aktual zgjedhor./ZËRI
Burimi