
Provat e reja nga burgu! Veliaj në seancë: Sillni mediat të deklaroj për përgjimet e mia

Erion Veliaj
TIRANË-Është zbardhur fjala e kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën që zhvillohen në Apelin e GJKKO, ku kërkon lirinë. Veliaj në fjalën e tij ka komentuar provat e reja nga SPAK kundër tij. Konkretisht bëhet fjalë për përgjime ambientale në burg dhe përgjime telefonike. Veliaj pretendon se provat e reja janë çimka dhe telefonatat e tij me djalin, si edhe familjen. Ai ka kërkuar që seanca të jetë e hapur për mediat dhe të deklarojë publikisht përgjimet e kryera ndaj tij.
Ndër të tjera Veliaj gjithashtu ka kritikuar faktin që SPAK nuk ka marrë parasysh sulmet publike të Sali Berishës ndaj drejtësisë së re si prova të reja, duke u fokusuar vetëm në telefonatat dhe mesazhet e tij personale me familjen.
‘Keni sjell “prova të reja”, kërkoj të sillni kamerat dhe kjo seancë të jetë e hapur për median. Silllni mediat që t’i deklaroj publikisht edhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk kam asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut. Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja”. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK? Unë jam ende kryetar bashkie në detyrë i votuar nga çerek milion njerëz, unë i qëndroj çdo postimi që kam bëre në rrejte sociale”,- ka thënë Veliaj.
Sot Apeli do të japë vendimin për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili ka kërkuar lirinë. Së bashku me Veliajn në seancë ndodhet edhe biznesmeni Elman Abule, i cili ka ofruar garanci pasurore për lirinë e tij nga qelia e paraburgimit. Përveç kryebashkiakut dhe Abules, gjyqtari Engert Pëllumbi do të japë vendimin edhe për ankimimin e 3 biznesmenëve të tjerë të akuzuar për korrupsion në këtë çështje. Ndryshim të masës së sigurisë kanë kërkuar Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, aktualisht nën masën “detyrim paraqitje”./ZËRI