Protestuesit humbën dëgjimin/ Vuçiç mohoi përdorimin e armëve zanore, del VIDEOJA

Protestuesit humbën dëgjimin/ Vuçiç mohoi përdorimin e armëve zanore, del VIDEOJA

Pamje nga protesta

BEOGRAD- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mohoi akuzat se forcat serbe të sigurisë përdorën armë sonike ushtarake për t’i larguar njerëzit nga protestat që u mbajtën javën e kaluar në Beograd. Por, një video që është publikuar në rrjetet sociale tregon se mijëra protestues heshtin, pasi një tingull misterioz shpërtheu në mesin e tyre duke i detyruar ata të largohen nga rrezja e tij. Protestuesit shprehen se ata ndjenë dhimbje veshi, ç’orientim, panik, ndërkohë që disa prej tyre thanë se kanë pësuar çarje të daullës së veshit dhe dëmtim të pakthyeshëm të dëgjimit.
Disa ekspertë sigurie kanë pretenduar se në protestë është përdorur një pajisje akustike me rreze të gjatë (LRAD) e prodhuar nga SHBA – një mjet i specializuar që lëshon zë, i aftë për të dhënë valë zanore me frekuencë të lartë në distanca të konsiderueshme.

Të paktën 150 mijë persona dolën në shesh të ndryshme duke kërkuar drejtësi për tragjedinë e Novi Sadit, ku 15 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor më 1 nëntor 2024. Kjo është protesta më e madhe e mbajtur ndonjëherë në Serbi. Manifestimi u shoqërua edhe me gjestë të veçanta. Disa njësi policore refuzuan që të shoqëronin studentët që protestonin, madje i përgëzuan ata për lëvizjen e nisur. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nga ana tjetër ka deklaruar se nuk ndihet i sfiduar dhe se studentët po keqpërdoren./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente