Prokuroria i sekuestroi 50 mln euro pasuri, Kristian Boçi: Kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që nuk ka…
Kristian Boci
TIRANË- Biznesmeni Kristian Boçi ka reaguar për herë të parë pas njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive me vlerë 50 mln euro, në emër të tij dhe personave të lidhur me të. Në një status në rrjetet sociale, Boçi përmend aktivitetet e tij të bamirësisë, ku thotë se ka ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që nuk ka mundësi ekonomike.
Postimi i Kristian Boçit:
Zoti nuk na sjelle rastesisht ne nje Komb.
Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që ska.
Kurrë si kam hy ne hak vëndit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një llojë gjëjë që cenon ligjin e vëndit tim.
E dua Zotin dhe ai thotë respekto ligjin dhe ashtu te respektoj une ty.
Jam kalimtarë, në ketë jetë do testohemi me të mirën e të keqen me u përballë
Zoti e bekoftë vëndin tim dhe për sa të jetoj do bëj veç mirë
Postimi i Kristian Bocit
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 50 mln euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë, Elman Abule dhe 5 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.
Mes pasurive të sekuestruara janë 14 njësi tregtare, llogari bankare, dyqane, garazhe, apartamente dhe një automjet me vlerë 117 mijë euro në pronësi të Kristjan Boçit.
Prokuroria e Tiranës informon se nga hetimet ka rezultuar se Elman Abule, i cili ka kryer dënimin për trafik droge në Belgjikë në kuadër të grupeve kriminale, ka themeluar një sërë shoqërish tregtare me qëllimin për të maskuar kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme.
Raportohet se Elman Abule, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin Kristjan Boçit dhe shtetasit me iniciale V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave./ZËRI
Burimi