“Përulem para kombit italian”! Berisha kujton Berlusconin në takimin me diasporën: Mbroni Shqipërinë

“Përulem para kombit italian”! Berisha kujton Berlusconin në takimin me diasporën: Mbroni Shqipërinë

Sali Berisha

ITALI- Ashtu si dhe u njoftua gjatë protestës të opozitës të mbajtur një ditë më parë (8 shkurt 2025), kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi takimin me diasporën në Romë. Berisha iu ka bërë thirrje shqiptarëve që në zgjedhjet e 11 majit të votojnë për PD dhe jo për kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij para emigrantëve, ai falënderoi Italinë për ndihmën që i ka dhënë kombit shqiptar, duke kujtuar edhe një bisedë me ish-kryeministrin e ndjerë italian Silvio Berluksoni.
“Në 34 vitet e fundit, Italia i ka dhënë Shqipërisë një ndihmë të jashtëzakonshme që shkon në miliarda euro. Italia është vendi ku shqiptarët mësuan se kudo tjetër. Shqiptarët sollën në vendin e tyre me mijëra të reja me të cilën transformuan Shqipërinë.Ndaj dhe unë dua të përulem me mirënjohjen më të madhe para këtij kombi mik, para të gjithë italianëve që pritën, punësuan dhe punojnë me shqiptarët. Një mirënjohje të veçantë kam unë për autoritetet shtetërore të këtij vendi, nga Andreoti tek i pavdekshmi Silvio Berluskoni. Nga Tatarela tek Fini, Butilione e presidenti Tajani e miqtë e mi në Forza Italia. Nuk harroj kurrë takimet e mia me Silvio Berluskonin. Në çdo takim do më thoshte, Sali, me shqiptarët nuk kemi asnjë problem, janë të shkëlqyer. Me qeverinë italiane kemi firmosur qindra marrëveshje bashkëpunimi në të gjitha fushat, por kemi ndërmarrë edhe sipërmarrje me rëndësi strategjike për Europën siç është gazsjellësi TAP. Projektet e ardhshme do jenë edhe më të mëdha,”-u shpreh Berisha.
Kreu i PD-së është shprehur, se çdo shqiptar që e ndjen veten patriot duhet të ngrihet kundër qeverisë.
“Sot, çdo shqiptar që e ndjen veten patriot duhet të ngrihet kundër këtij qeveritari që po shkatërron farën tonë, kombin tonë. Miqtë e mi, një nga publicistët më të mëdhenj gjermanë, Majkëll Martens, shkruan se Edi Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiqit. Po, sepse në planet dhe verbërinë e tij, ultranacionalizmi serb nuk ka pasur qëllim tjetër përveç spastrimit të shqiptarëve,”-vijoi Berisha./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente