Përplasi për vdekje me jet ski kunatin e tij në Velipojë, Gjykata e Shkodrës lë në burg të riun italian
Nicola Iorio
VELIPOJË- Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Burg me afat 50 ditor” ndaj italianit Salvadore Di Tella, i cili akuzohet për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”. Ai akuzohet se shkaktoi vdekjen e vëllait të fejuarës së tij nga përplasja me Jet Ski në plazhin e Velipojës. 20-vjeçari pranoi para policisë së ata ishin duke bërë manovra në det, gjë që çoi në aksidentin fatal.
Gjykata e përfaqesuar nga Arta Llazari kërkoi mbledhjen e të gjitha provave mjeko-ligjore dhe dhe ekspertizën navale. Di Tella u përfaqësua nga avokati Arbër Rraja, ai deklaroi në sallën e gjyqit se ngjarja ka qenë aksidentale. Në seancë, ishte i pranishëm babai i tij bashkë me konsullin italian në Shkodër.
Aksidenti tragjik ndodhi në plazhin e Velipojës të dielën e 18 gushtit. Nicola Iorio erdhi me pushime në Shqipëri së bashku me kunatin e tij, 20 vjeç. Të dy po bënin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, ku 19 vjeçari u plagos në kokë dhe në qafë. Menjëherë ai u dërgua në spital, por nuk arriti t’i shpëtonte plagëve të marra. /ZËRI
Burimi