Përmbytje e rrëshqitje dheu në Zvicër dhe Francë, pesë të vdekur

pamje nga Zvicra

Teksa një pjesë e Europës është prekur nga i nxehti afrikan dhe po përballet me temperatura të larta ekstreme, disa vende janë goditur nga stuhitë. Stuhitë e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm që goditën Francën, Zvicrën dhe Italinë gjatë kësaj fundjave kanë lënë të vdekur të paktën pesë persona, thanë autoritetet. 
Tre persona, të moshës 70-të dhe 80-të vjeçare vdiqën në rajonin verilindor Aube në Francë të shtunën e 29 qershorit, kur një pemë u rrëzua mbi makinën me të cilën ata po udhëtonin, shkruan The Guardian. Ndërkohë pasagjeri i katërt është në gjendje kritike.
Në Zvicër, dy persona vdiqën dhe një tjetër është zhdukur pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje të dheut në juglindje të shtetit, në kantonin italianofolës të Ticinos, tha policia. Edhe javën e kaluar, Zvicra u përball me shira të rrëmbyeshëm ku për pasojë një përson humbi jëtën dhe shkaktuan dëme të mëdha.
Në veri të Italisë, në Luginën Aosta, u raportua për vërshime të mëdha për shkak të lumenjve që dolën nga shtrati./ZËRI
Burimi