“Përgjigja ndaj Trump”/ ‘Lufta tregtare’ BE-SHBA, presidenti amerikan: Do ju tarifojmë 200% për pijet alkoolike

“Përgjigja ndaj Trump”/ ‘Lufta tregtare’ BE-SHBA, presidenti amerikan: Do ju tarifojmë 200% për pijet alkoolike

Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa shtesë për pijet alkoolike evropiane. Sipas administrates së Trump kjo është si përgjigje ndaj hakmarrjes së Bashkimit Evropian kundër tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin, lëvizje që po e përshkallëzon “luftën tregtare”. Në një postim në Truth Social, Trump tha se administrata e tij do të vendosë një tarifë 200% për pijet alkoolike nga BE-ja, nëse ajo nuk shfuqizon tarifën prej 50% që qeveria evropiane vendosi për uiskin amerikan të mërkurën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump tha se nëse BE nuk tërhiqet nga vendimi për tarifat, atëherë SHBA do të vendosë 200% tarifa për çdo pije nga BE.
“Nëse kjo tarifë nuk hiqet menjëherë, Shtetet e Bashkuara së shpejti do të vendosin një tarifë 200% për të gjitha verërat, shampanjat dhe pijet alkoolike me origjinë nga Franca dhe vendet e tjera të përfaqësuara nga BE-ja. Kjo do të jetë e mrekullueshme për bizneset e verës dhe shampanjës në SHBA”, tha Trump.
Më tej, ai e cilësoi BE-në se ka autoritetet më armiqësore dhe abusizive të taksave dhe tarifave në botë.
“BE është një nga autoritetet më armiqësore dhe abuzive të taksave dhe tarifave në botë, të krijuar me qëllimin e vetëm për të shfrytëzuar Shtetet e Bashkuara. Tarifa hakmarrëse të vendosur ndaj uiskit amerikan janë të shëmtuara”.

Komisioneri i BE-së për Tregtinë dhe Sigurinë Ekonomike Maroš Šefčovich sqaroi dje se Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione ndaj SHBA-së në dy faza, pasi, BE nuk ka rrugë tjetër veçse të “përgjigjet” ndaj SHBA-ve, me tarifat 25%.
SHBA po tarifon importet e lëndëve të para dhe po vendos taksa për “çelikun dhe hekurin” që prek kryesisht Gjermaninë, e cila është një nga eksportuesit kryesorë të këtyre produkteve në SHBA. Nga ana e tij, BE synon rreth 28 miliardë dollarë importe nga SHBA. Por me tarifat fitimet zbresin në 19 milardë.
Komisioni është në gatishmëri
Komisioni duket se ka qenë gati dhe relativisht menjëherë i është përgjigjur SHBA-së, duke rivendosur një paketë masash që kanë pasur rezultate. Në vitin 2018 tarifat e BE ndaj SHBA-ve, preken disa fusha kyçe- dhe jo vetëm ekonomikisht. Në këto tarifa, masat e BE patën gjithashtu një ndikim politik, si për shembull, tarifat për produktet nga Kentaki, dhe veçanërisht pijet alkoolike, kishin krijuar një çështje të rëndësishme për senatorin republikan Mitch Mçonnell – në atë kohë kreun e Senatit. Tarifat këtë herë përfshijnë edhe Harley-Davidson dhe Levi’s.
Vala e dytë e tarifave evropiane, e cila do të nisë më 1 prill, ende nuk është bërë e ditur se cilat produkte amerikane do të synojë. Megjithatë, grupi i punës i Komisionit, përmes ngjarjeve, vëren se tashmë është gati një draft i cili do të vihet menjëherë për konsultim në mënyrë që brenda 15 ditëve 27 shtetet anëtare të bëjnë zgjedhjen e tyre. Sipas të njëjtave rrjedhje nga Komisioni Evropian, brenda institucionit ekziston një grup i posaçëm, i titulluar joformalisht “Përgjigja ndaj Trump”,  i cili është formuar dhe aktivizuar që nga fitorja e zgjedhjeve të Presidentit të 47-të nëntorin e kaluar./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente