
Përfshihet nga flakët pallati në Gjirokastër, evakuohen banorët

Pamje nga vendngjarja
GJIROKASTËR- Një apartament në katin e 3 të një pallati është përfshirë nga flakët në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër. Dyshohet se shkak ka qenë një defekt në kondicioner. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Të gjithë banorët janë evakuuar, ndërsa në vendngjarje ndodhet Policia dhe zjarrfikësit.
Hetimet për shkaqet e plota të incidentit vijojnë.
“Në katin e tretë të një pallati në lagjen “18 shtatori”, dyshohet për shkak të një shkëndie elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.K. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe po kryejnë evakuimin e banorëve të pallatit.
Shërbimet zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit. Deri tani nuk ka asnjë shtetas të lënduar apo me probleme nga tymi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton Policia./ZËRI