
Përfshihen nga flakët kodrat e fshatit Gjorgoz në Fier, rrezikohen tokat e mbjella me ullinj
👁1169

PAMJE NGA ZJARRI
FIER-Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatit Gjorgoz në Fier. I favorizuar nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pylli me pisha dhe duke krijuar vatra të reja.
Zjarri është afruar edhe pranë tokave të mbjella me ullinj, duke rrezikuar dëme të mëdha. Në vendngjarje ndodhen disa automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve./ZËRI