Pas zjarrit në nënstacionin e energjisë elektrike, aeroporti Heathrow njofton rifillimin e disa fluturimeve

Pas zjarrit në nënstacionin e energjisë elektrike, aeroporti Heathrow njofton rifillimin e disa fluturimeve

Foto ilustruese

LONDËR- Aeroporti Heathrow ka njoftuar se do të rifillojë disa fluturime gjatë ditës së sotme, pas ndërprerjejes së energjisë elektrike të shkaktuar nga një zjarr në një nënstacion në rrjetin elektrik. Aeroporti më i madhi në Evropë, shprehet se do të rifillojë disa fluturime me synimin për të rikthyer të gjitha shërbimet e tij në normalitet nesër.
“Ekipet tona kanë punuar pa u lodhur që nga incidenti për të siguruar shërbimin sa më të shpejtë. Ne jemi tani në një pozicion për të rifilluar në mënyrë të sigurt fluturimet, duke i dhënë përparësi riatdhesimit të pasagjerëve dhe lëvizjes së avionëve”, thuhet në deklaratë.
Aeroporti u bën thirrje pasagjerëve të mos udhëtojnë në Heathroë nëse nuk kanë marrë njoftim paraprak nga linja ajrore e tyre.
“Shpresojmë që nga nesër të jemi plotësisht funksional dhe së shpejti do të vijojnë më shumë informacione. Prioriteti ynë mbetet siguria e pasagjerëve dhe stafit të aeroportit. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar nga ngjarja”, deklaron më tej aeroporti.

Kompania që menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar Heathroë të Londrës – më i madhi në Evropë – njoftoi pezullimin e fluturimeve për të gjithë ditën për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike të shkaktuar nga një zjarr në një nënstacion në rrjetin elektrik. Policia kundër terrorizmit ka nisur hetimet. Aktualisht, më shumë se 1,300 fluturime, por edhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të defektit./ZËRI
Burimi