Pas PD-së, Sula u largua dhe nga “Nisma Shqipëria Bëhet”, Lapaj: E hoqëm pasi pyetëm anëtarësinë

Pas PD-së, Sula u largua dhe nga “Nisma Shqipëria Bëhet”, Lapaj: E hoqëm pasi pyetëm anëtarësinë

Dashnor Sula dhe Adriatik Lapaj

TIRANË-Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar pas në lidhje me heqjen emrit të Dashnor Sulës nga listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Elbasanit.
Lapaj në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Facebook u shpreh se ai personalisht ka respekt për deputetin Sula, por shtoi se janë në koalicion dhe me dy parti të tjera dhe pasi kanë bashkëbiseduar edhe me anëtarësinë, kanë vendosur që të shkojnë në zgjedhje pa të. Ai theksoi se listat ende nuk janë mbyllur zyrtarisht.
Adriatik Lapaj: Nuk jam shprehur këto 3 ditët e fundit sepse procesi ende nuk ka përfunduar. Në dijeninë time përfundon nesër dhe këto nuk janë lista përfundimtare. Për të sqaruar qytetarët, dua të them se ne jemi një lëvizje që kemi hyrë në këtë koalicion me dy subjekte të tjera. Cdo subjekt i koalicionit ka të drejtë të bëjë propozimet e veta. Ju bëj me dije se për Dash Sulën, unë personalisht, kam respekt sepse ka votuar kundër ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, ka votuar pro reformës në drejtësi, kundër mbylljes së listave dhe këto i ka merita e nuk mund t’ja mohojë askush. Ideja për të ndërvepruar e bashkëbiseduar me zotin Sula ka qenë e mirëpritur, por për shkak edhe të faktit që ne jemi një lëvizje që i merr vendimet duke pyetur edhe anëtarësinë dhe duke bashkëbiseduar, ne do të shkojmë në zgjedhje pa zotin Sula. Ne nuk jemi në këtë rrugë për të moszhgënjyer askënd. Ne e shohim këtë si një rrugë për të sjellë model të ri.
Deputeti Dashnor Sula u largua nga Partia Demokratike, duke kaluar në krah të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, që drejtohet nga Adriatik Lapaj. Sula ishte vendosur i 19-i në listën e hpaur të Elbasanit. 
Sipas Kodit Zgjedhor, partitë politike apo koalicionet zgjedhore, edhe pse janë regjistruar në KQZ ne daten 12 mars, kanë të drejtë të ndërrojnë emra edhe për 4 ditët në vazhdim./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente