Partitë e reja/ Berisha: Janë paterica të Ramës

Partitë e reja/ Berisha: Janë paterica të Ramës

Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se partitë e reja janë “paterica” të kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se këtë e tregoi vendosja e familjarëve të tyre në lista të mbyllura. Kryedemokrati ironizoi listat e mbyllura të partive të reja, duke u shprehur se do të krijonin një qeveri me familjarët e tyre.
“Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që quhen të reja gjoja, por që janë paterica të Edi Ramës, kur pashë që futën familjarët e tyre në listat e mbyllura. Nga dy dhe tre familjare në listat e mbyllura.  Imagjinoni ju një qeveri të tyre, do ishte një qeveri me familjare.  Do bënin atë që bën Edi Rama sot që ndan paratë me baxhanakun, ndan pronat me vëllain, ndan shuma me familjarët e vet.  Këto janë origjina e tmerrshme e korrupsionit. Sikundër ministrat, me ligj nuk do mund të merren në asnjë mënyrë me prokurimet publike dhe koncesionet.
Nuk janë marrë. Dhe kjo i bën ata syçelët ndaj korrupsionit në ministritë e tyre.  Do institucionalizohen dhe forma të tjera.
Do bëhet një audit i përgjithshëm i vjedhjeve 12-vjeçare në mënyrë që të gjenden fondet ku kanë shkuar, t’u kthehen paratë shqiptarëve, por në mënyrë që edhe e shkuara të mos përsëritet më”, tha Berisha./ZËRI
Burimi