
Opozita dhe PL kërkon të futet në rend dite zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS: S’është zhvilluar dialog
Petrit Vasili dhe Niko Peleshi
TIRANË-Në senacën e sotme në Kuvend, u kërkua nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi që të futet në rend të ditës zgjedhja e avokatit të popullit, por kjo nuk u miratua. Po ashtu deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, u shpreh se procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit ka hyrë në një ngërç, pasi u bënë 3 vite që nuk bihet në konsesnus. Ai tha se mazharanca do të duhej të votonte zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe t’i jepte fund këtij “turpi”.
“Procesi po hynë në ngerc sepse kjo risi u konsolidua atëherë dhe u votua automatikisht kandidatura e vetme që u propozua nga PS, s’ka nevojë për ndonjë proces formal parlamnetar, opozita është e foksuar në një kandidaturë të vetme ca procesi do të hap. Ps pruri kandidturën që donte dhe u votua, këtu mund të thuhet se s’ka vullnet, jemi në një situatë të turpshme sepse për 3 vite resht ne nuk zgjedhin dot një avokat populli mazhoranca duhet që të votonte dhe t’i jepte fund këtij turpi 3 vjeçar”, tha Vasili.
Kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi gjatë fjalës së tij shpjegoi se PS nuk pranoi që të votoj pro, pasi nuk është zhvilluar procesi i dialogut mes PS-PD.
‘Ne kemi kërkuar që të ndërtojmë një poroces sipas traditës paralamentare. Janë disa propozime me firmat e opozitës dhe duhet një proces që të diskutohet dhe arrihet në një konsesus. Ne nuk kemi bërë propozimet tona, por duam që të diskutojmë propozimet e opozitës, nuk kemi asnjë reagim nga grupi I PD dhe opozita dhe që sot mund të nis procesi dhe ta votojmë në seancën e radhës pas zgejdhjeve’, tha Peleshi.
Burimi